I ftuar së fundmi në “Natën me Aulonën ka qenë gazetari Eni Shehu, i cili ndër të tjera tregoi për hatërmbetjet e tij të vjetra me moderatoren Arbana Osmani, në kohën kur kanë qenë kolegë në TAR.
Eni e quajti Arbana Osmanin ‘shtrigë’ ndërsa tha se i ka ‘nxirë jetën’. Gazetari nuk kurseu as një ironi ndërsa i pyetur nga Aulona nëse flet me të, tha: “Për ça t’i flas, për paninet?” – duke ironizuar faktin që moderatorja tashmë ka marrë hapësirë nga ekrani duke iu dedikuar biznesit të saj.
Mirëpo, pikërisht pas kësaj deklarate të Enit, Arbana sot e ka nisur ditën pikërisht duke folur për paninet. Moderatorja ka shpërndarë një video në Instagram, duke treguar se si përgatitet një prej panineve në restorantin e saj.
Gjithashtu, moderatorja ka shpërndarë një postim në Instasotry ku shkruan: “Dita e panineve”
Të jetë kjo një përgjigje e Arbanës për Enin?
Epo, përgjigje ose jo e sigurt është që njerëzit kanë dhe ça flasin për paninet, të paktën në komentet e postimit kjo është e dukshme.