Sekreti i Eridës u diskutua nga ishullorët dhe opinionistët gjatë gjysmëfinales që u transmetua ditën e djeshme në “Love Island Albania”.
Vetë Erida pranoni se ishte pjesë e një rrjeti social që paguhet (OnlyFans), ndërsa sot ka treguar më shumë rreth jetës kësaj eksperience me partnerin e saj, Aleksandros.
Pjesë nga biseda e Eridës dhe Aleksandros:
Aleksandros:Ke bërë disa gjëra, ke krijuar një bazë, ke ndihmuar edhe familjen. Nuk jam personi që të gjykoj dhe të tregoj nëse është e drejtë apo jo.
Erida:E kuptoj pse nga njëra anë nuk mund të jesh dakord. E kam pasur siklet për këtë gjë këtu, por ty dua ta them sepse kam krijuar diçka të bukur, e cila mund të zgjasi edhe jashtë. Doja që ti ta dije kush jam unë, e kam bërë për familjen time.
Aleksandros:Do e mbyllje për mua? I vë lekët më lartë se mua?
Erida:Po. Jo nuk i vendos, do ta mbyllja sepse do të doja diçka të bukur jashtë me ty dhe ndoshta ata katër fëmijët do të vijnë dhe nuk dua ta humbas këtë gjë, sepse lekët ikin e vijnë.