Erjola Doci dhe Graciano Tagani janë miq prej kohësh gjithashtu dhe kolegë, kjo pasi të dy janë pjesë e programit “E diell”.
Dyshja hyri së bashku në shtëpi, mirëpo duket se miqësia e tyre u ‘kris’ brenda shtëpisë – kjo për shkak të zinxhirit të shpëtimeve, pasi balerini nuk zgjodhi ta shpëtojë mikeshën e tij, ndërsa e shmangu gjatë gjithë kohës shikimin në sy me Erjolën.
Kjo situatë e ka mërzitur mjaft Erjolën, e cila shprehet se në rast se do të ketë mundësinë e nominimeve me “Kutinë e Pandorës”, do e nxjerrë menjëherë në nominim Gracianon, me dy banorë të fortë, për shkak të ‘injorimit’ që i bëri në zinxhir.