Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E diell” është folur lidhur me temën e homoseksualitetit dhe arsyet pse është kaq e vështirë të pranohet ky fenomen.
Si gjithmonë, kjo temë ngjall shumë diskutime e kundërshti në ide e njëlloj ka ndodhur edhe në studion e “Trotuar”.
Ka qenë moderatorja Erjola Doci ajo që ka qenë pro pranimit publik të larmisë së seksualitet edhe kur është mes gjinisë së njëjtë, e madje një nga opinionistet e panelit, Mika Pacin, e ka quajtur homofobe. (Term që tregon mospranim kategorik të homoseksualitetit.)
Erjola: “Unë mendoj që ti si person i gjykon këta njerëz. A je homofobe?”
Mika: “Unë si person nuk dua t’a kem një person të tillë në krah, nuk e pranoj dot. Nuk ndihem mirë në një shoqëri të tillë. Tani ne jemi në TV dhe duhet patjetër të pranojmë dhe të bëjmë si të emancipuar? Unë po them sinqeritetin, se si e mendoj unë. Nuk dua të dal këtu ndryshe, jashtë kamerave ndryshe. Unë kështu jam!”