Erjola Doçi ishte sot e ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, në ‘Wake Up’, ku zbuloi se si ka qenë kjo periudhë për të. Madje, Erjola foli edhe për jetën private, duke rrëfyer se ka nisur një njohje me një akademik, duke thënë se i pëlqejnë njerëzit e mençur.
“Preferoj njerëz akademik. Mendoj që mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze, të konsoliduar”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Jam në një erë njohje. Kaq mund të them.”