E ftuar në “Mos i Bjer me Top”, nga Ronaldo Sharka ka qenë ish-konkurrentja e “BBV3” Erjola Doçi e cila u eliminua prej garës pak ditë më parë.
Rikujtojmë që gjatë kohës që Erjola ka qenë pjesë e shtëpisë, në rrjet u shpërnda një video e saj dhe reperit të njohur nga Kosova, Azet.
Në videon, dyshja shfaqej krah njëri-tjetrit dhe tepër të afërt. Por çfarë ka thënë Erjola teksa në studio i është shfaqur kjo video?
“Kjo është një video e imja në Snapchat dhe fatkeqsisht unë nuk e kam Snap-in. Nuk e di si më është vjedhur. Momentalisht kam vetëm Instagram-in dhe WhatsApp-in. Ky është shoku im. Kemi qenë miq. Nuk kam qenë në një lidhje me të dhe video-ja duket që është miqësore.”- është shprehur ajo.
Më pas ka ndërhyrë moderatori Ronaldo Sharka i cili shprehet “shumë miqësore” duke e vënë kështu në siklet Erjolën, teksa mimikat e saj siç duket e tradhëtuan teksa la të nënkuptohej se mes tyre ka patur ose vërtetë ka diçka.
Megjithatë, këtë ndoshta nuk do ta dëgjojmë kurrë të pohuar nga moderatorja, pasi ajo është shprehur bindshëm që lidhjen e saj do përpiqet gjithnjë ta mbajë sa më private.