Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur këngëtarit shqiptar Ermal Metës dhe partneres së tij Chiara Sturdà,. Vetëm dy ditë pas lindjes së vajzës së tyre, Fortuna Marie, hajdutët hynë në shtëpinë e tyre. Përmes një Story në Instagram, këngëtari i njohur ka ndarë me ndjekësit atë që ka ndodhur, duke treguar derën e shtëpisë së tij të shkatërruar nga hajdutët.
Meta e ka rrëfyer atë që ndodhi me hidhërim, por edhe me pak ironi:
“Më thyen derën, vetëm për të vjedhur një varëse. Nëse kërkoni ar dhe para, mos shkoni në shtëpitë e kantautorëve! Ne nuk jemi të pasur!” -shkroi ai, duke iu referuar këngës “In questo mondo di ladri”, të mikut dhe kolegut të tij Antonello Venditti.
Rikujtojmë se Ermal Meta dhe partnerja u bënë prindër më 19 qershor. Kantautori 43-vjeçar njoftoi në prill se ishte në pritje të vajzës së tij të parë, me partneren e tij Chiara Sturdà, së cilës i kushtoi albumin “Buona Fortuna”.