Duket se fillimi i vjeshtës, më tepër se me koncerte e ka gjetur të angazhuar me evente Luiz Ejllin. Këngëtari sapo është kthyer nga udhëtimi me Kiara Titon në Milano, ku morën pjesë në “Milano Fashion Week”, në prezantimin e koleksionit të ri “Pranverë/Verë 2024” të “Collini Milano”, një brand ndërkombëtar që ka bashkëpunuar me Kiara Titon.
Menjëherë sapo u kthyen nga Milano, Luizi u bë gati për një event po aq të rëndësishëm, “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Tiranë” që do të mbahet në datat 23-29 Shtator, ku në njërën nga ditët do të publikohet edhe traileri i filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku këngëtari është protagonist së bashku me Olta Gixharin.
I veshur me një ndërthurje të sportives me klasiken, Luizi shkëlqen në tonet pastel dhe neutrale të bezhës dhe jeshiles, ndërsa poshtë mban një bluzë të zezë të kombinuar me këpucët po ashtu të zeza
Gjatë eventin, Luizin e kemi parë teksa këndonte pranë kitaristëve, dhe po ju sjellim disa sekonda ekskluzive.