Egli Tako vijon të mbetet në vëmendjen e mediave dhe rrjetit për historinë e saj 5-vjeçare të dashurisë me aktorin Olsi Bylyku.
Edhe pse tashmë të ndarë prej kohësh, ndjekësit sa herë shohin postime të Eglit, nuk mund të rrinë pa komentuar lidhur me Olsin.
Kështu, në një postim të fundit të Eglit, një ndjekëse e ka ‘ngacmuar’, duke nënkuptuar se famën e ka marrë prej aktorit.
“A i ke thën naj her ishit tënd faliminderit që më dhe pak famë dhe më bëre të njohur” – shkruan ndjekësja, koment të cilin Egli jo vetëm që nuk e ka lënë pa përgjigje, por edhe e ka ironizuar ndjekësen.
“I kam thënë Faleminderit, jo faliminderit” – shkruan Egli duke theksuar gabimet drejtshkrimore të ndjekëses me ironi.