Kiara Tito është një ndër personazhet publikë më të pëlqyer të momentit, duke numëruar gati 800 mijë ndjekës në Instagramin e saj. Me këtë numër ndjekësish, moderatorja e ka kthyer Instagramin e saj në një burim të ardhurash përmes reklamimit.
Dhe një ndër blerjet më të shpeshta të Kiarës, janë shapkat “Hermes”, të cilat ajo i preferon shumë. Mirëpo, shapkat që përdor më së shumti nuk janë shapkat “Hermes”, por një palë të tjera akoma më të famshme – shapkat plastike që shumëkush nga ne i ka pasur në shtëpi, ose i ka ende.
“Sa kujtime kemi me këto shapka” – shkruan moderatorja me foton e shapkave të saj.