Prej disa ditësh, Kiara dhe Luizi janë shkëputur nga angazhimet e tyre për të shijuar disa ditë pushimi me njëri-tjetrin.
Për të na përditësuar me pushimet e tij, Luizi ka hapur një komunikim “live” me ndjekësit, por i ndodhi një e papritur. Njëri nga fansat e tij i kërkoi “Golf”-in, makinën që kishte Luizi para hyrjes në BBV.
Fillimisht, këngëtari nuk e kuptoi fare për çfarë bëhej fjalë, e kur e kuptoi që bëhej fjalë për makinën, tregoi se nëna e tij ia ka premtuar makinën vajzës së xhaxhit, prandaj makina tashmë ka një pronar të ri.