Kur flasim për tendencat e fundit të modës, Shqipëria njihet ndër vendet që ndjek trendin dhe këtë, vajzat e ekranit e bëjnë më së miri, e madje edhe para personazheve të famshëm botërorë.
Së fundmi, kjo ka ndodhur me Jona Spahiun dhe Chiara Ferragnin. Të dyja vajzat janë parë teksa kanë veshur fustanin e njëjtë të “Coperni”, me vlerë 650 euro, të cilin të dyja e kanë kombinuar me çizme, me dallimin e vetëm që Jona kishte veshur çizme ‘cowboy’ (trend tashmë edhe në Shqipëri), ndërsa Chiara me një palë çizme lëkure sipër gjurit.
Para se të thoni se Jona e kopjoi nga Chiara, një ‘paragjykim’ ku për vajzat e ekranit shqiptar, na lejoni t’iu themi që Jona e veshi e para, plot 4 muaj para Chiarës. Kështu që, pyetja ngelet “Kujt i shkon më shumë?”