Pëlqimi mes Fationit dhe Heidit është vënë re nga gjithë banorët në shtëpi dhe nga publiku, duke parë një çift potencial brenda shtëpisë.
Duket se me pëlqimin mes tyre ka nisur dhe ‘xhelozia’ e Fationit ndaj Romeos për Heidin, të paktën sipas Heidit.
Një debat ka ‘shpërthyer’ mes Fationit dhe Heidit dhe shkak për këtë është bërë fakti që Fationi i ka kërkuar Heidit të bëjnë ushtrime fizike së bashku, ndërsa Heidi nuk ka pranuar pasi ishte në një bisedë me Romeon dhe Elvisin.
Kjo e ka mërzitur Fationin, i cili i ka kërkuar Heidit të mos i flasë, ndërsa Rikja ka ndërhyrë për t’i qetësuar.
Më pas në një bisedë mes Rikes dhe Heidit, kjo e fundit është shprehur se Fationi është mërzitur se ajo ishte me Romeon.