Ajo ka rikthyer në skenën madhështore të Festivalit të Këngës në RTK një projekt muzikor të realizuar dhjetë vite më parë.
Bëhet fjalë për artisten Dafina Zeqiri, e cila mbrëmë (e enjte) ka performuar këngën “Veç ti” në edicionin e parë të këtij kompeticioni muzikor.
Këngëtarja e famshme ka bërë një interpretim të jashtëzakonshëm si e ftuar speciale në event.
34 vjeçarja shkëlqeu me një fustan të gjerë të zi, i cili e bëri të duket edhe më veçantë.
Nata e parë ndërkohë mirëpriti mysafirë të ndryshëm e pati një audiencë të mrekullueshme.
Në këtë mbrëmje performuan disa artistë si: Neki Emra, Mentor Mripa, La Fazani, Albin Nikprelaj etj.
Nga ana tjetër, drejtori Gjeneral i Unionit të Transmetuesve Evropian (EBU), Noel Curran ka përgëzuar Kosovën (RTK) për organizimin e edicionit të parë të Festivalit të Këngës.
Shpresojmë po ashtu që EBU sa më supejt ta pranoi Kosovën në Eurovision