Robert Berisha i ka bërë një urim të veçantë të dashurës së tij, Anna Skrel, e cila sot feston ditëlindjen. Këngëtari i njohur, shfrytëzoi rastin ta uronte në këtë ditë të veçantë përmes një postimi në Instagram.
“Të uroj një ditëlindje të mrekullueshme dhe speciale siç je vet ti”, shkroi Roberti në postimin e tij duke publikuar edhe një fotografi të bukuroshes nga Ulqini. Më pas Roberti ka publikuar një tjetër foto ku shfaqen të dy bashkë.
Roberti dhe Anna Skrel janë duke shijuar romancën e tyre në publik. Ata janë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it, ndërsa fansat ndjekin me kureshtje çdo lëvizje të tyre në rrjete sociale.