Disa javë më parë qarkulloi lajmi se Ledri Vula ka nisur një lidhje të re. Këngëtari ka nisur një romancë me Rina Zaitin, e cila është një estetiste thonjsh nga Prishtina.
Dyshja është fotografuar duke shëtitur së bashku në rrugët e Londrës. Fotoja, e siguruar nga Kryefjala.com, përforcon zërat se dyshja janë në një lidhje.
Nga ana tjetër, Rina sot feston ditëlindjen dhe duket se ajo do e kalojë në Londër këtë ditë të veçantë për të, e Ledri do të jetë pranë saj.