Beniada Nishani ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një lajm emocionues: ajo po përgatitet për një projekt të ri televiziv.
Në një postim të fundit, Beni ka zbuluar se një nga synimet e saj për vitin 2025 ishte të drejtonte një program të ri, dhe tashmë kjo ëndërr po bëhet realitet.
Ende nuk dihet se për çfarë formati bëhet fjalë, por me siguri Beniada do të sjellë energjinë dhe pozitivitetin e saj në ekran.
“Diçka shumë e bukur po vjen! E lumtur dhe mirënjohëse për këtë fillim të ri. Në objektivat e mia për vitin 2025 ishte dëshirë të prezantoja një programin tim. Së shpejti pasditja do të ketë një shije të re. Shihemi së shpejti!”