Në shtëpinë e BBV ka mbërritur një zarf, ku sipas tij banorët do të nisin një lojë. Liderja e shtëpisë, Ilnisa, ka njoftuar banorët se ata do të ndahen në 2 grupe dhe do të rrinë zinxhir me njëri-tjetrin duke mbajtur nga një shishe uji në duar dhe loja përfundon në momentin që prishet zinxhiri.
Ilnisa ka zgjedhur 11 anëtarët e tjerë të grupit të saj me një zgjedhje aspak rastësore, por të mirëmenduar.
Grupi i Ilnisës përbëhet nga: Albi, Juli, Meri, Roza, Sara, Gazi, Meritoni, Romeo, Bardhi, Alfio, Arta.
Grupi tjetër përbëhet nga: Rike, Ervini, Lisi, Fationi, Dea, Gabrieli, Egla, Ledjona, Vesa, Heidi, Klodi.
Banorët do të qëndrojnë në formë zinxhiri përgjatë gjithë kohës, ndërsa për tu ushqyer ose për t’u ndërruar, do t’i ndihmojë banori i parë dhe i fundit i zinxhirit, i cili ka vetëm një dorë të lirë.
Skuadra fituese ka të drejtë të porosisë ushqim nga jashtë shtëpisë.