Të premten që lamë pas, Fifi është shpallur finalistja e parë e DWTS. Megjithëse është shprehur se juria shpesh e ka penalizuar me pikët, këngëtarja sërish ia doli të ishte finalistja e parë e këtij sezoni të DWTS, kjo falë votave të publikut që e mbështet.
Si finaliste, Fifi këtë javë nuk do të performojë pasi gara do të zhvillohet mes çifteve të tjerë gjysmë-finalistë, por kjo nuk e pengon Fifin të vijojë me prova për finalen e madhe.
Gjatë provave, këngëtarja ka ndarë edhe një postim në Instastory, ku nuk ka nguruar të hedhë një “kunjë” për të gjithë ata që ende i thonë që viktimizohet, nisur nga mendimi për eksperiencën e saj në BBV1.
“Ama ça finale. Do thyjmë naj kom a dorë se s’na le syni keq me shndrrit…opa, kape viktimizimin” – shkruan Fifi.
Së fundmi, Fifi ka pasur një debat virtual me Juliana Nurën për deklaratat e saj. Nga ana tjetër, edhe në studion e “Shqipëria Live” është bërë një debat i tillë, ku një gazetar përmendi faktin që Fifi deri diku viktimizohet dhe i zmadhon situatat.