Duke pasur parasysh të hyrat e larta të këngëtarëve sidomos gjatë sezonit veror Administrata Tatimore e Kosovës bën monitorim specifik të këngëtarëve.
Fitimet e mëdha por deklarimet e obligimet ndaj shtetit janë në numër të vogël. Megjithatë, siç njofton ATK, krahasuar me vitin paraprak (2022) këtë vit ka rritje të deklarimit dhe pagesave për mbi 100%.
“Pagesat e kryera nga këngëtarët dhe shtëpitë muzikore për periudhe janar-korrik 2022 janë në vlerë 716, 611 euro kurse për të njëjtën periudhë të këtij viti kemi pagesat në vlerë 1.6 milion euro.
Ndërsa, qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse në vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtaret dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë mbi 2 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave për mbi 100%”, thonë nga ATK për Indeksonline.