Emri i Gentian Zenelajt është përmendur brenda shtëpisë së Big Brother nga Egla Ceno apo Jul Deda. Këta të fundit ishin edhe pretendentët për çmimin e madh që u fitua nga Egla Ceno. Por në syrin e Gentian Zenelajt, fituesi është Juli, u shpreh ai për “Pushime On Top” duke renditur edhe arsyet pse.
Gent Zenelaj: Fituesi për mua është Juli. U mërzita shumë që s’fitoi, unë mendoj që Juli është natyrë shumë luftarake dhe nuk e di se për çfarë arsyeje, sigurisht bëri shumë mirë, i kushtoi fitoren por Juli vendosi të ndiqte një strategji shumë më qytetarë, shumë më të qetë dhe shumë më tolerante, madje më ka habitur sepse unë e di Julin për shumë zjarr nga natyra, nga temperamenti i tij. Juli zgjodhi një rrugë, më pëlqeu qasja që bëri. Kemi folur gjatë pasi doli nga Big Brother, kemi pasur biseda shumë të gjata.
Genti shtoi se e ka votuar, pa bërë zhurmë e mbështetje me dronë sepse beson që njerëzit si Juli s’kanë nevojë për këtë, ata mund t’ia dalin kudo. Sa i përket Eglës, aktori u tregua i rezervuar dhe tha vetëm se “e ka surprizuar”.
Gent Zenelaj: Më pyesin shpesh nëpër intervista, unë Eglën e kam pasur 4 vjet shoqe klase dhe Egla ashtu është, ashtu vendosi të ndiqte strategjinë e lojës së saj, tani se ka qenë lojë, se ka qenë realisht luftë këtë nuk di të ta them, por në shumë gjëra më ka surprizuar…
-Për keq apo për mirë?
Gent Zenelaj: Më ka surprizuar, nuk jua jap këtë sepse e di që do ta bëni lajm nëpër portale, më ka surprizuar.
-Surpriza më e madhe që të ka bërë Egla?
Gent Zenelaj: Next.