Ndonëse diskrete për jetën private, rreth një vit më parë Fjodora Fjora konfirmoi lidhjen e saj të dashurisë, e cila si duket paska mbaruar.
Këtë e zbuloi vetë moderatorja së fundmi duke treguar edhe arsyet që dërguan në përfundimin e romancës.
”Iku, dy ishin mundësitë e kam thënë nuk ishte shqiptar. Ose do shkoja unë të jetoja në Libi por po flasim para dy vitesh ose do vinte ai të jetonte në Shqipëri. Të dyja vendet ishin katastrofë. E kam fjalën që për një libian, Shqipëria dukej si Libia kështu që tha më mirë po rri në Libi.”
Gjithashtu moderatorja ka treguar më shumë detaje në lidhje me kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj i ardhshëm.
“Unë nuk kërkoj më fatin, e kam lënë fatin të më kërkojë mua. Që i raftë damllaja se nuk e gjeti rrugën që të vinte.
Burrin e dua me mjekër, dua njerëzit fjalëpakë dhe punë shumë, i dua me sens humori dhe i dua që kur të më shohë mua t’i qeshin sytë. I dua edhe shumë seksi, të kuptohemi që kur vjen një moshë e caktuar nuk kënaqesh vetëm me pamjen” – ka thënë Fjodora.