Ish banorja e BBV2, Zhaklina Gjolla ka qenë e ftuar së fundmi në “Live From Tirana” në ‘Top Albania Radio’.
Ajo është shprehur se ka qenë e bindur që mes Romeos dhe Rozës ka pasur flirt dhe joshje, gjë që e ka thënë shpesh edhe nëpër emisione të tjera.
Sipas Zhaklinës, Romeo ka zgjedhur Heidin sepse ajo ishte më mendjelehtë, e megjithatë pohon se ende ka joshje mes Romeos dhe Rozës, e kjo duket kur debatojnë.
“Në fillim të “Bigut” kam menduar se Roza ka pasur pëlqim për Romeon. Shihja disa shkëndija shumë të forta, por e kanë ndaluar. Vija bast se në fillim Romeo iu fut kësaj lidhje me Heidin sepse ishte më mendjelehtë. Po të kishin krijuar një romancë do të kishin një grup mjaft të madh fansash të vjetër të tyre. Do më dukeshin interesant. E shoh që edhe kur bëjnë ndonjë debat, ka një lloj flirti e një lloj joshje”. – ka thënë Zhaklina.