Ditën e djeshme një deklaratë publike e babait të ish banores së BBV, Sara Gjordeni, ka shkaktuar mjaft zhurmë në rrjet.
I ati i Sarës dha një deklaratë publike ku përgënjeshtronte rrëfimin e Sarës dhe dhunën nga i ati të përjetuar nga ajo dhe nëna e saj.
Për këtë histori, ka bërë një reagim edhe këngëtari Flor Mumajesi, i cili përmes një Instastory shkruan: “Ky e quan veten Bab, mu si një e keqe, neveri… @saragjordeni në këtë histori je motra ime, dhe jo vajza e një njeriu si ky…” – postim të cilin e ka ripostuar edhe vet Sara ndërsa shkruan: “Të dua shumë Flor!”