Gjithë vëmendja e mediave për sot u përqëndrua te Flor Mumajesi, lidhur me postimin e tij të fundit, për një debat me Venera Lumanin, që para 7 vitesh !!!
Që të kuptoni për çfarë po flasim, kthehemi pak në kohë, në kohën kur Venera Lumani dhe Flor Mumajesi konkuruan të dy në “Kënga Magjike”, 7vite më parë.
Mes tyre pati një debat goxha të ashpër e ironik, ku thelbi ishin “akuzat” e Venerës ndaj Flor Mumajesit se përse kishte futur muzikën turbo-folk në tregun e muzikës shqiptare, ndërsa shtoi për veten se bënte muzikë të pastër.
“Unë në fakt, doja t’i bëja vetëm një pyetje Florit. Kam dëgjuar shumë këngë të bukura nga Flori, pse duhet të bësh këngë aq të mëdha, por edhe këngë limonadë, deri diku, futur me këtë turbo folkun brenda?” – tha këngëtarja dikur, ndërsa Flori ia ktheu duke i thënë:
“E di sa kam parë si ty unë, Venera? Që bëjnë moral dhe ikin këndojnë nëpër dasma? Do të të vij koha edhe ty”
Dhe tani duket se, koha ka ardhur edhe për Venerën, sipas Florit. Ajo dhe Lindi kanë publikuar këngën e fundit me titull “Zemra, zemra” të cilën Flori e ka publikuar në Instagram krah videos së tyre duke debatuar.
Ai shkruan: “Është faji im apo çështje kohe?”, ndërsa shihet se edhe shumë personazhe të tjerë e kanë mbështetur këtë fjali të Florit, ndër ta edhe MC Kresha dhe Elvis Pupa.