Einxhel Shkira është një ndër personazhet më të dashura të showbizit për publikun. Ndonëse e shkëputur nga ekrani, moderatorja vijon të mbetet tepër aktive në rrjetet e saj sociale. Përveç momenteve nga përditshmëria e saj, Einxhel herë pas here njihet për reagimet e saj të “forta” lidhur me problemet e shoqërisë tonë.
Mendimet e saj pa “filtra” gjithnjë janë vlerësuar nga ndjekësit e saj. Këtë herë Einxhel ka folur lidhur me një temë mjaft delikate siç është ajo e paragjykimit ndaj vajzave dhe grave dhe epiteteve kundrejt tyre, duke “dënuar” fort gjithë ata/ato që përhapin mendësinë e paragjykimeve, e që për më tepër në të ardhmen do iu duhet po të njëjtëve të rrisin vajza në këtë vend.
Shkrimi i plotë i Einxhel në fotot më poshtë: