Të ndajnë kur je mirë e bukur dhe jashtë vëmendjes së të gjithëve ose të bashkojnë me çdo kusht sa herë shikojnë dikë, diku, me një panoramë “të ngjashme”… Lajmet nuk shterojnë kurrë për personazhet e njohur të showbiz-it. Françeska Murati është një prej personazheve që gjithmonë ngacmohet për jetën e saj private, të cilën ajo ka zgjedhur të mos e ndajë me të gjithë. Mirëpo, ditët e fundit duket se fansat janë shqetësuar për raportin e Françeskës – mos është ndarë?
Dyshimet për raportin e saj me bashkëshortin, ish banorja e BBV3 ka zgjedhur t’i shuajë me një foto, në të cilën ajo duket se është në krah të bashkëshortit, por bashkë me të, u ka dërguar edhe një mesazh të përsëritur fansave të saj virtualë.
“Për ju që jeni të shqetësuar dhe më shkruani, mos kini merak, se jemi 24/7 bashkë. Gjërat më të rëndësishme të jetës sime i mbaj private. Burrin dhe bebin i kam për vete, jo për botën. Kur nuk i publikova në Big, që më digjte malli për ta, nuk kam ndër mend t’i publikoj tani” – shkruan Françeska duke dashur t’i mbyllë një herë e mirë të gjitha dyshimet për këtë pjesë.