Ish banorja e BBV3, Françeska Murati ka postuar së fundmi disa foto të reja në rrjetet e saj sociale, ndër to edhe një foto me ‘djalin misterioz’.
Kështu e quan Françeska bashkëshortin e saj Ergysin, i cili deri tani ka vendosur të qëndrojë larg jetës si një personazh publik duke dashur të ruajë privatësi të plotë.
“Swipe deri në fund për një foto surprizë me djalin misterioz.”
Në fakt Ergys nuk është më surprizë për rrjetin e ‘mister’, pasi nuk i ka shpëtuar syve të medias dhe foto të çiftit janë publikuar në rrjet herë pas here, para se ta publikonte ish-banorja.
Megjithatë, mund të themi se quhet surprizë pasi kjo është foto e parë me bashkëshortin në profilin e saj.