Një nga momentet më të bujshme të këtij sezoni të 3 të BBV, ka qenë debati deri në përplasje fizike mes Sarës dhe Françeskës – debat ky që çoi në përjashtimin e Sarës nga BBV.
Pas eleminimit të saj në gjysmëfinale, Françeska ka folur në “Fan Club”, ku ka treguar vlerësimin e saj për Sarën para përplasjes në BBV dhe se do donte të zgjidhte çdo mosmarrëveshje me secilin banor, pasi BBV ka qenë thjesht një lojë.
Por, a do të donte Sara Gjordeni të njëjtën gjë? Përmes një Instastory në një komunikim virtual me ndjekësit, ish banorja është pyetur lidhur me këtë, ndërsa ka thënë: “Nuk e kam idenë fare ça deklaratash ka bërë” – duke e injoruar totalisht.
Duket se nuk do të ketë një rregullim të marrëdhënies mes dy ish banoreve…të paktën tani për tani.