Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka festuar ditëlindjen e tij në një festë të madhe të organizuar në jug të Shqipërisë.
Ai kishte ftuar plot personazhe VIP në ndejën ku nuk kanë munguar pijet, muzika dhe argëtimi. Butrinti i cili është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, ndau me fansat e tij disa imazhe nga festa. Ndër të tjerash, ai publikoi edhe një video në InstaStory ku shfaqi dy bukuroshet Arta Nitaj dhe Arta Elezaj, që gjithashtu ndodheshin në festën e tij.
Teksa bukuroshja Elezaj nga Klina po e shijonte mbrëmjen, Arta tjetër e cila ishte e veshur me një fustan me një si tip mbulese në kokë, bënte shaka duke thënë se ishte duke e falur mëngjesin. Vajzat dhe Butrinti dëgjohen duke qeshur pasi ajo thotë këtë frazë, mirëpo vetëm pak më vonë, këngëtari i hitit “Diskoteka” për arsye të panjohura e fshiu videon në fjalë.
Ndoshta shakaja e Artës është marë për diskriminim fetar duke marrë parasysh dhe veshjen e saj dhe ku Butrinti si duket e ka kapur në kohë gabimin.
Comments 0