“Në kuadër të dashurisë” është kthyer në kryefjalën e mediave dhe rrjetit këto ditë. Teksa filmi është ende duke u xhiruar, faqja e Top Channel Films na ka prezantuar me gjithë kastin e filmit.
Kasti përbëhet nga Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, të cilët janë protagonistë; personazhe të njohur si Sara Hoxha, Dea Mishel, Eni Shehu ; por gjithashtu edhe aktorë të rinj dhe të mirënjohur si Ndriçim Xhepa, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Roerd Toçe, Besmir Bitraku dhe Aleksandër Grami.
Por, nuk kemi mbaruar akoma!! Është dhe një yll tjetër që është mbajtur surprizë. Bëhet fjalë për një derrkuc – derrkuci Yllka, ose të paktën kështu do të quhet në film.
Nëpërmjet një postimi të Top Channel Films, duket aktori Bes Bitraku duke mbajtur në krahë Yllkën.
“Harruam edhe yllin tjetër të filmit…derrkucin Yllka” – shkruhet poshtë videos.
Nuk e dimë ende se cili do të jetë roli i Yllkës në film, por diçka është e sigurt – e mori vëmendjen menjëherë!! 🙂