Gazetari Gerald Qerimi ka qenë i ftuar sot në “Shqipëria Live” për të folur për disa detaje më shumë rreth BBV3, 1 ditë para nisjes së spektaklit.
Ai ka treguar se mes banorëve do të ketë edhe personazhe që kanë qenë në një lidhje dhe tashmë janë ish-a, ndërsa u shpreh se nuk bëhet fjalë për Olsin dhe Eglin.
“Me sa kam dëgjuar do jenë dy personazhe që kanë qenë të lidhur dikur bashkë. Nuk është as Olsi, as Egli. Janë personazhe të tjerë që do futen.” – ka thënë Geri.
BBV3 hap dyert e shtëpisë mbrëmjen e nesërme, nën moderimin e Ledion Liços. Dy opinionistët do të jenë Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj dhe program shoqërues do të jetë “Fan Club” nën moderimin e Enxhi Nasufit dhe opinionistë Ina Kollçaku dhe Ronaldo Sharkën.