Gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj vazhdon të komentojë edhe këtë sezon BBV, e këtë vit me një arsye më të fortë pasi shoqja e saj Roza Lati është pjesë e shtëpisë.
Duket se Dasara ka inate të vjetra me Ilnisa Agollin, banoren e BBV3, e tashmë sipas saj ka ardhur koha t’i ndajë edhe me publikun.
Gazetarja është shprehur se sipas saj Ilnisa është intelektu(H)ale dhe se të lexuarit e dy librave apo përdorimi i ‘fjalëve të mëdha’ nuk të bëjnë as elitare e as ‘agolliane’.
Më tej ajo vazhdon ta ironizojë duke përmendur se kudo ku punon e ka ‘muhabetin’ shumë mirë me drejtorat.
Si të mos mjaftojë kjo, Dasara ka përfshirë edhe aktoren Olta Gixhari në postimin e saj, teksa ka publikuar një bisedë me një ndjekëse, ku kjo e fundit i tregon se Ilnisa dhe Olta kanë pasur një debat me njëra-tjetrën, për shkak të një partneri kur ishin në Akademinë e Arteve.