“Prime”-n e së shtunës u diskutua edhe pyetja provokuese që Roza i bëri Eglës. “A ke fëmijë ti Egla?” – ishte pyetja kundrejt Eglës, të cilën e bëri të ndihet keq pasi ajo nuk ka fëmijë.
Ori Nebiaj i doli në mbrojtje Eglës, duke e quajtur pyetjen e Rozës shumë të ‘ulët’, ndërsa më pas tha me batutë që edhe ajo nuk ka fëmijë.
Këtë koment të Orit, e ka komentuar gazetarja Dasara Karaiskaj e cila e ka ‘ironizuar’ rëndë opinionisten teksa ka thënë për fëmijët që janë bekim dhe Zoti nuk jua jep të gjitha grave, ndërsa është shprehur se Zoti iu jep të gjithëve atë që meritojnë, koment ky për Orin por që në fakt prek të gjithë çiftet dhe gratë që nuk kanë mundësi të kenë fëmijë.