Mënyra si njerëzit e përballojnë ndarjen ndryshon nga njëri person te tjetri. Thonë që vajzat pas një ndarjeje ndryshojnë diçka në pamjen e tyre, kryesisht ngjyrën ose modelin e flokëve.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe gazetarja Dasara Karaiskaj. Gjatë një bisede në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, gazetarja tregoi si e ka përjetuar ndarjen nga një person që e donte shumë.
“Le të themi që unë kam bërë pak nga të gjitha. Në përgjithësi, baza kur sapo ka ndodhur dhe çështja është e nxehtë, marr shoqet e mia të ngushta dhe do të dalim njëherë që ta pijmë pak alkool. Pastaj fillon ajo lufta për të mos i shkruajtur etj., me shpresën që mos të na dalë përpara, por në fakt do të donim të na dilte përpara.
Janë këto ndjesitë që për mua janë procese shumë të bukura. Këto janë procese që e bëjnë njeriun të jetojë akoma, të jetojë gjithmonë pavarësisht se… Kam dëshirë që mos ta trajtoj ndarjen si një gjë dramatike, pavarësisht se ka dramën e vet. Dua ta lidh me dashurinë, sepse dhimbja e vërtetë e një ndarjeje qëndron shumë e lidhur ngushtë me dashurinë, prandaj po bëj këto lloj krahasimesh ose sigurisht ka pastaj procese ku ti, unë e kam bërë për shembull, për herë të parë e kam bërë kur kam qenë 30 vjeç, ndoshta edhe më e vogël, domethënë afër të 30-ës kur u ndava nga një histori e madhe që jetoja shumë me një ndjenjë, më tepër sesa një histori, ishte një ndjenjë shumë e madhe dashurie dhe preva flokët, pastaj pashë filmin e Coco Chanel që ishte shprehja klasike “një grua që ndërron modelin e flokëve, është një grua që ndryshon jetën”,” -është shprehur Dasara.