Ngjarja e dhunshme brenda Pallatit Mbretëror mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës ka ‘tronditur’ rrjetin dhe opinionin, ndërsa ka marrë gjithë vëmendjen e televizioneve dhe mediave në vend.
Nga tradhëtia, te divorci, debatet, distancimi nga njëri-tjetri janë aluduar pafund në rrjet si arsye të mundshme që sollën situatën deri në një situatë të dhunshme, ku u përfshi dhe i ati i Elias.
Ndërsa gazetarja Odeta Dume ka ngritur një ‘pistë të re dyshimi’ ose ‘thashetheme’ siç ajo shprehet se i gjithë ky debat tani është bërë për ndarjen e pasurisë.
Princi aktualisht nuk jeton në Pallatin Mbretëror ku Elia me të bijën qëndronte dhe thuhej se do të qëndronte në Pallat deri më datë 5mars kur ndodhi ngjarja. Leka ka shkuar të takojë vajzën dhe aty ka nisur gjithë debati.
Ja deklarata e plotë e Odetës: