Gent Zenelaj ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime on Top”, ku ndër të tjera ka folur edhe për lojën e kolegëve të tij, Egla Cenos dhe Jul Dedës në BBV3.
Pas publikimit të deklaratave të Gentit për Eglën në “XL Media”, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i aktores e cila e ka postuar këtë deklaratë të akotrit në Instagramin e saj.
Fituesja e BBV3 është fokusuar te fjalia e aktorit ku tha: “Egla më ka surprizuar, nuk ua them për mirë apo për keq se do e bëni lajm në portale”, ndërsa shkruan “Më ka surprizuar!! Nuk e them për mirë apo për keq, SE DO BËHET LAJM PORTALESH”, por më ka surprizuar për KEQ vallahi!“, e më tej në postim bashkëngjitur shkruan se burrat nuk i shohin kurrë gratë si të tilla.
Postimi i plotë i Egla Cenos: