Si rrallë artist, Mozzik ka folur gjithmonë hapur për të kaluarën e tij, vështirësitë, problemet me ankthin dhe abuzimin me drogat.
Pikërisht për këtë të fundit ai ka folur sërish duke zbuluar se kanë kaluar 6 vite që kur ai i dha kahje tjetër jetës duke i dhënë fund abuzimit me drogat.
Lidhur me këtë ai ka folur në Instagram.
“Kam qenë larg drogave për afër gjashtë vite tash, në mos gaboj! Është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar me veten. Sigurisht, ishte rrugë e zorshme për mua. Isha shumë i ri. Ambienti, profesioni dhe gjithçka e ndërlidhur. Por ia dola. Ia dola. Falemnderit Zotit”, është shprehur ai.