Arbana Osmani është padyshim një nga moderatoret më të dashura të ekranit, kjo falë punës së saj të palodhur ndër vite, duke e kthyer atë edhe në një model frymëzimi për shumë të rinj e mbi të gjitha për vajzat.
Si e tillë, ajo numëron plot 1 milionë ndjekës në Instagramin e saj, ku përveç karrierës së saj, ajo ndan dhe momente nga jeta e saj e përditshme, sugjerime dhe këshilla për ndjekësit e saj.
Së fundmi, në një komunikim pyetje-përgjigje (Ask me a question) me ndjekësit e saj, Arbana është pyetur se cila është gjëja më e rëndësishme në jetë për një vajzë.
Përgjigjja e moderatores ka qenë e shkurtër, e shpejtë dhe shumë e qartë – “Liria e saj.”
Besoj këtu, të gjithë biem dakord me Arbana Osmanin. Vajza, liria juaj është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë – liria për të ndjekur ëndrrat tuaja dhe atë çfarë ju besoni, dëshironi dhe punoni fort për t’a arritur!❤️