Vazhdojnë ende aludimet përsa i përket situatës së bujshme mes çiftit të showbizit, Ledri Vula dhe Sara Hoxha.
Ndërsa një pjesë mendojnë se mes tyre ka me të vërtetë një krizë, një pjesë tjetër shprehen se dyshja po e përdorin këtë situatë për vëmendje.
Ledri dhe Sara duket se kohët e fundit kanë thumbuar njëri tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa ditën e sotme këngëtari bëri veprimin që nuk pritej.
Pak muaj më parë Ledri solli një nga projektet më të dashura nga publiku dhe fjala është për videoklipin me protagoniste Sarën, “Gjendje”.
Mirëpo, pas lajmeve se çifti është ndarë, çuditërisht videoklipi nuk ekziston më në Youtube. Madje jo vetëm kaq, por sot Ledri ka hequr dhe një postim “carousel” që kishte në Instagram, ku në njërën nga fotot, shfaqej Sara.
Nga ana tjetër, “Gjendja” vazhdon të jetë në profilin e Instagramit të Ledrit, ndonëse nuk duket në profil por mund t’a gjeni në kategorinë e “reels”, që me sa duket Ledri ka “harruar” t’a arkivojë.
Sa i përket Sarës, ajo ka zgjedhur të mos bëjë asnjë ndryshim në Instagram, duke mbajtur dhe çdo postim me Ledrin aty.
Dhe po – se e dimë që po pyesni veten tani – Sara dhe Ledri vijojnë të ndiqen në Instagram.