Me siguri keni dëgjuar se si në rrjet po komentohet aq shumë fustani i njëjtë i Kiara Titos, Sara Hoxhës dhe Ariana Fejzullahut.
Fustani i “famshëm” u vesh fillimisht nga Kiara Tito në pushimet e saj me Luizin në Bodrum, ku dhe postoi një foto me të. Më pas ka qenë Sara Hoxha dhe Ariana Fejzullahu që e veshën dhe postuan foto me të në të njëjtën ditë.
Sigurisht, pas kësaj rastësie, rrjeti menjëherë nisi të komentojë kujt i shkon më shumë dhe se kush kopjoi kë dhe pse. Epo, na lini t’iu themi që fustani është tepër yll dhe ka një vlerë tepër modeste, kështu që sigurisht kanë qenë të shumta ato që e kanë blerë. Prandaj, e gjitha është një rastësi.
Fustani në fjalë, është një fustan i “Zara” dhe kushton vetëm 3,990 lekë të reja.
Sigurisht që fustani duket shumë bukur, prandaj nuk është ndonjë çudi që kushdo që ka vizituar dyqanet “Zara” kohët e fundit, t’a ketë një të tillë, njëlloj si vajzat. 🙂