Efi Dhedhes ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të edicionit të dytë të BBV. Që pas përfundimit të spektaklit në muajin maj, Efi ka vendosur të tërhiqet nga debatet, intervistat duke kaluar kohë me veten e saj për t’u qetësuar pas gjithë situatave të krijuara.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë disi aktive në rrjetet e saj sociale, duke treguar mbi përditshmërinë e saj dhe se tashmë është gati për projekte të reja.
Ndër momenet që Efi ndan me ndjekësit e saj, ka qenë dhe një video që ajo ka shpërndarë në makinë duke shëtitur në rrugët e Tiranës, ku dëgjohet kënga e Dafina Zeqirit, “Karma”.
Nga e gjithë kënga Efi ka vendosur të shpërndajë një pjesë të këngës që ka bërë rrjetin të mendojë nëse e ka me një person specifik.
Vargjet e këngës janë si më poshtë:
“Kur je tu bo mire
Krejt dojn me t’pas shoqe
Kur jeta e shtir’
Mos u mshef neper qoshe
Marre mos t’vjen, per ato qe e bone
Marre let vjen nese e la, u dorezove
Se sa her’ kane dasht me m’fshi me vija
Vec ma shume mu, mu ka rrite deshira
Edhe nese t’keqe ti m’bon
Prap une jom ma e mira … E njejt, hala e njejt
Gjithmone eshte dikush qe merr vemendjen, t’u thone dicka keq…”
Pra, një pjesë e këngës që flet për miqësinë në ditë të mira e që më pas zhduken kur je keq (siç Efi ka treguar se ka qenë këtë periudhë) dhe se si merr vëmendjen një person që flet keq për dikë tjetër, por që në fund “Karma” do përgjigjet në vend të saj.
Më herët, Efi ka thënë se ka vendosur të tërhiqet nga “miqësitë” për të kuptuar kush janë miqtë e saj të vërtetë. Mos ndoshta me këtë këngë, Efi tashmë e ka kuptuar kush janë miqtë e saj të vërtetë dhe kënga i drejtohej një personi specifik?!
Epo, këtë nuk mund t’a themi me siguri. Ajo që mund të themi është që edhe nëse ky është rasti, Efi ka vendosur që tashmë t’ia lejë në dorë “Karmës” – të paktën sipas këngës së Dafinës!