Nëse ka një çift të showbiz-it që janë totalisht hermetikë për sa i përket jetës së tyre private, ata janë Sara Hoxha dhe Ledion Liço.
Moderatori nuk është aktiv në rrjetet sociale prej vitesh. Edhe pse ka një adresë në Instagram ai nuk poston, teksa Sara ndan shumë rrallë grimca nga marrëdhënia e tyre.
E sigurisht një nga rastet e rralla është dita e sotme kur ajo i ka bërë një urim publik Ledionit i cili feston 37-vjetorin. Teksa ka publikuar një foto të tijën në Instagram, ajo shkruan: “Gëzuar ditëlindjen. Mirënjohëse për ty!”
Po, ashtu Sara ka zbuluar edhe tortën e veçantë që ka përgatitur për ditëlindjen e bashkëshortit. Torta është krijuar me temën e Superman, si një paralelizëm mes tyre, duke terguar se edhe Ledioni është një super baba, gjë që shkruhet edhe në tortë.
Gëzuar ditëlindjen Ledion Liço!