Tashmë jemi mësuar t’a shohim Luiz Ejllin me ndryshme të shpeshta në “look” – un e tij. Nga flokët bjondë, te flokët jeshilë nga këmisha serioze në këmisha sportive, Luizi di se si të mbetet në qendër të vëmendjes edhe me pamjen e tij.
Mirëpo këtë herë, Luizi ka vendosur të mos ndryshojë flokët, por stilin. Së fundmi, këngëtari ka postuar një foto në Instagramin e tij me një stil shumë rinor, teksa shfaqet i buzëqeshur me figurat e dy personazhe të filmave të animuar – Tomin nga “Tom&Jerry” , si dhe personazhin shumë të dashur për fëmijë, Gokun nga “Dragon Ball”.
Fansat menjëherë e kanë mbushur me komente Luizin, duke treguar se e pëlqejnë shumë këtë lloj stili te ai dhe se me këtë pamje, duket sikur është në të njëzetat e tij dhe na duhet t’a pranojmë – Luizi duket një super “cool” në këtë stil. 🙂