Ndërsa vera prej disa ditësh tashmë ka nisur e të gjithë po ‘digjemi’ nga temperaturat e larta, moderatorja Bora Zemani ka vendosur që këtë periudhë ta kalojë ndryshe, duke nisur palestrën. (Po, tepër sfiduese për këtë periudhë por e vërtetë)
Bora ka treguar se tashmë ka nisur palestrën, ndërsa shkruan: “Gjithmonë së prapthi! Kur të tjerët e lënë, unë e filloj palestrën!”
Ndonëse i ka nisur tashmë pushimet, Bora ka vendosur që kur të shkojë në pushimet e radhës të jetë më e tonifikuar e për këtë po stërvitet intensivisht.
Mirëpo, e gjithë kjo ‘aventurë’ e re ka përfunduar me nevojë të menjëhershme për masazh dhe moderatorja na e tregon këtë përmes postimeve të saj.
Kështu që le ta themi të gjithë, palestra gjatë verës nuk ësht aspak ide e mirë 🙁