Ngjyra rozë dhe mania e “Barbie” ka dominuar çdo sektor javët e fundit. Edhe motori i kërkimit “Google” nuk i shpëtoi këtij trendi.
Nëse nuk e keni venë re deri tani nëse shkruani “Barbie” në Google, gjëja e parë që shfaqet janë trailerat dhe faqet që lidhen me filmin dhe më pas ka një bonus, i gjithë ekrani do të bëhet rozë madje shfaqen edhe disa yje rozë.
Kujtojmë që aktorët e filmit kanë zhvilluar disa premiera në disa vende të ndryshme të botës. Filimi i 2023 pritet të jepet në kinema prej datës 21 korrik. Në rolin e Barbie vjen aktorja Margot Robbie dhe Ken Ryan Gosling.