Pak ditë më parë, Kiara Tito ka njoftuar ndjekësit e saj se shumë shpejt do të lançojë një projekt të ri ,për të cilin ka krijuar edhe një platformë që mban emrin e saj. (Lexo këtu)
“Guxova të ëndërroja, më pas vendosa të veproja” -është slogani që ka përdorur Kiara për projektin e ri , pa ndarë akoma për publikun se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, duke e lënë surprizë.
Megjithatë, moderatorja ka ndarë disa momente në Instagramin e saj lidhur me këtë projekt kaq të veçantë për të, që me sa duket ka të bëjë me industrinë e modës dhe veshjeve.
Në një studio me modelet e ‘Grace Models Albania’ , duket se është duke u zhvilluar ‘photo-shooting’ .
“Ditë e gjatë dhe e lodhshme, por ja dolëm” – ka shkruar Kiara në Instastoryn e saj.
Nuk është çudi që Kiarën t’a shohim në një projekt të tillë, duke qenë se ajo ka treguar dhe më herët dëshirën për t’u marrë me ‘botën e modës’ si një blogere.
E megjithatë, tani është koha që Kiara Titon t’a shohim në një tjetër dimension të kësaj industrie – si një sipërmarrëse dhe pse jo me linjën e saj të veshjeve. 🙂