Ndarja e Xhensilës dhe Besit ka qenë padyshim ngjarja më e komentuar e showbiz-it së fundmi. Ndonëse shpesh ata janë përfolur për ndarja dhe ribashkime, këtë herë duket se ata i kanë dhënë fund martesës së tyre përfundimisht e madje vet Besi iu referua së fundmi Xhensilës si ‘ish-bashkëshortja.’
Mirëpo, ‘skeptikët’ nuk mungojnë kurrë në ngjarje të tilla e sidomos kur përfshihen dhe elementë të tjerë si pasuria e çiftit.
Një ndër ta ka qenë avokati Idajet Beqiri, i cili së fundmi ka qenë i ftuar në një intervistë, duke treguar kështu ‘teorinë’ e tij se ndarja nuk është aspak e vërtetë, por po përdoret për të fshehur pasurinë, duke përfshirë këtu edhe ish-kreun e LSI, Ilir Metën.
Sipas avokatit, çifti e ka vendosur pasurinë e tyre prej miliardash në biznese, prona etj, edhe falë Ilir Metës.