Erjona Rusi është padyshim një nga gazetarët më të preferuara në “Top-Channel” dhe jo vetëm. Moderatoren dhe gazetaren e shohim aktualisht në “Shqipëria Live” çdo ditë, si dhe çdo të shtunë në mbrëmje në emisionin “S’e luan Topi”.
Sa i përket emisionit “Shqipëria Live”, Erjona e moderon së bashku me Arjon Muçën. Lidhur me këtë, moderatorja ka bërë një postim në Instastory. Me anë të një fotoje në ashensor me Arjonin, dhe Alban Musën, ish- kolegu i Erjonës, ajo shkruan: “Me ish-in dhe aktualin”.
Fotoja e Erjonës me ish-in dhe aktualin, është pritur me shumë humor dhe ndjekësit janë habitur, pasi profili i moderatores në TV, është shumë serioz, ndryshe nga si e shohim në rrjete sociale! 🙂