Çifti Luiz-Kiara janë aktualisht çifti i preferuar i showbiz dhe si i tillë nuk mbarojnë kurrë “thashethemet” dhe bisedat për ta. Lajmi që po qarkullon më së shumti kohët e fundit për çiftin, është se ata do të bëhen prindër.
Ndonëse asgjë nuk është konfirmuar nga vet çifti, rrjeti herë pas here i “gjurmon” ata dhe kryesisht Kiarën në të gjitha postimet e tyre.
Lidhur me këtë ka folur së fundmi gazetarja Klotilda Marku. E ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ajo tha se këtë lajm e ka të konfirmuar nga shoqet e ngushta të Kiarës, të cilat i kanë treguar se moderatorja është 3-muajshe shtatzënë.
“Sipas disa informacioneve që na kanë ardhur, i bie që Kiara mund të jetë diku te 3 muaj shtatzënë. Informacione nga brenda çiftit, mikeshat e ngushta të Kiarës thonë që mund të jetë shtatzënë. Ato thonë që është, por unë po e them që mund të jetë që të jem në rregull.” – ka thënë gazetarja.
Gjithsesi, për sa kohë lajmi nuk është konfirmuar nga çifti, mbetet një aludim në rrjet dhe media.